Një stuhi e furishme përfshiu sot disa zona të Kosovës, duke u shoqëruar me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër. Qytetarë nga qytete të ndryshme kanë publikuar video dhe fotografi që tregojnë intensitetin e motit të keq, me rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe dëme materiale në disa vende.