Era e forte dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Lezhën gjatë orëve të fundit. Në Shëngjin ka bërë qe pushuesit t’i drejtohen hoteleve, por disa prej tyre kanë preferuar të largohen. Reshjet e dendura të shiut nxorën në pah ujërat e zeza përgjatë rrugës nga qendra e Shëngjinit në drejtim të Kunës. Kjo situatë ka qenë mjaft problematike për pushuesit dhe për bizneset që ndodhen për rreth.