Moti i keq ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt portit italian të Barit. Sipas kapitenerisë së portit detar të Durrësit, shkak për vonesat është bërë era e fortë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë. Dy tragetet me 750 pasagjerë në bordet e tyre kanë pritur rënien e shpejtësisë së erës dhe janë nisur me të paktën 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të sotëm.