Top Channel/ Erdogan “shtrëngon darën”: Presidenti turk, referendum për shaminë e kokës!
02/11/2022 18:48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, befasoi me pohimin e fundit se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës. Kjo cështje mblodhi kokë më kokë Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim me partitë opozitare në një kohë kur secila palë kërkon të grumbullojë mbështetje përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të qershorit 2023. Sondazhet deri tani nuk janë aspak optimiste për qeverine e Erdoganit, mbështetja për të cilën rezulton në rënie. Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se shenjestra e vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+. Shamia e kokës ka qenë më parë burimë ndasish të mëdha në Turqinë, shtet secular por me popullsi mbizotëruese muslimane. Debati për këtë ceshtje megjithatë ka marrë një dimension tjetër pas reformave të kryera gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit. Partia sekulariste CHP e shprehu sërish në parlament kundërshtinë e saj për shaminë e kokës. Erdogani reagoi duke propozuar ndryshimet kushtetuese se bashku me ato që i quan “masa për mbrojtjen e familjes nga trendet perverse”. Referendumi mund të mbahet nëse ndryshimet nuk marrin mbështetjen e 360 deputetëve në Parlamentin prej 600 vendesh. Partia e tij dhe aleatët nacionalistë kanë së bashku 334 deputetë. Pamjet: AFP

Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43