Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e parë për këtë vit jashtë shtetit. Gjatë qëndrimit të tij rreth 7 orë Presidenti Erdogan do të nënshkruajë shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin.