Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi hapur një acarim të marrëdhënieve me SHBA-në. Për presidentin turk, raportet e Ankarasë me Washingtonin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Erdoan u dërgoi një mesazh aleatëve të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara duke treguar se, nëse ato nuk e ndihmojnë Turqinë në aspektin e mbrojtjes, atëherë vendi i tij do të kthehet në drejtim tjetër.