Të tjera përleshje të dhunshme u shënuan mëngjesin e sotëm në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ku policia izraelite ndërhyri pasi të rinj palestinezë hodhën gurë drejt portës së kompleksit ku ishin vendosur forcat e rendit. Menjëherë pas kësaj, policët izraelitë u përgjigjën me plumba gome e gaz lotsjellës, ndërsa ka edhe raporte për të lënduar.