Top Channel/ Erdogan: Nuk duam luftë me Greqinë, Mitsotakis “ të mbledhë veten”
01/07/2022 18:40

Turqia nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Greqinë, kështu tha të premten presidenti i vendit erdogan, por nëse interesat e tyre preken nuk do të rrinë duarkryq. Greqia nuk po i mban premtimet, sipas presidentit turk. “Kanë bërë 147 shkelje ajrore. Nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, pse po shkelni hapësirën tonë ajrore 147 herë?" u tha Rexhep Tajip Erdogan gazetarëve në Stamboll pas lutjeve të së premtes. “Nëse ato shkelje të hapësirës sonë ajrore vazhdojnë, atëherë ne do të bëjmë atë që kemi për detyrë”, tha ai. Erdogan gjithahstu tha se ai refuzon të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis derisa lideri grek sic tha ai, ‘të vijë në vete’. Erdogan u tha gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Madridi se liderët e NATO-s në samit kishin ofruar të ndërmjetësonin dhe të organizonin bisedime me Mitsotakis. “Ne u thamë ‘na falni, por nuk kemi kohë për një takim të tillë për momentin’. Sepse është e qartë se ata po militarizojnë ishujt”, tha Erdogan. “Le të tërhiqet, përderisa nuk tërhiqet, nuk ka mundësi takimi”, tha ai. Muajin e kaluar, Erdogan kritikoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për komentet e tij për Turqinë gjatë një vizite zyrtare në SHBA, duke thënë se kryeministri grek nuk është më i aftë për t'u marrë me të. Turqia në muajt e fundit ka rritur gjithashtu kritikat ndaj Greqisë për vendosjen e trupave në ishujt në Egjeun lindor, pranë bregdetit turk. Qeveria greke nga ana tjetër e quan kërkesën një keqinterpretim të qëllimshëm dhe ka akuzuar Turqinë, një anëtare e NATO-s, për shtimin e veprimeve armiqësore në zonë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04