Në vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori të gjithë mbështetjen që mudn të kishte kërkuar nga Rexhep Tajip Erdogan, të paktën këtë treguan deklaratat e presidentit turk. “Turqia, tha Erdogan, është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.