Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan viziton sot Berlinin. Ndalesa e tij vjen në kohën kur pozicionet e dy vendeve për luftën në Lindjen e Mesme janë diametralisht të kundërta, ndërsa atmosfera mes tyre përkufizohet si e “akullt”. Në mënyrë të përsëritur, Erdogani ka përdorur së fundi fjalë të ashpra kundër Izraelit e i ka dalë në mbrojtje Hamasit të konsideruar organizatë terroriste nga vetë shteti hebre, nga SHBA-ja e BE-ja.