Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një reformim gjithëpërfshirës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë heqjen e së drejtës së vetos për pesë anëtarët e përhershëm. Sipas presidentit turk, sistemi ndërkombëtar i vendimmarrjes duhet të pasqyrojë më mirë realitetet e botës së sotme.