Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë shfaqja “Eposi Shqiptar”, një interpretim i ri i “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës. Përmes një gërshetimi mjeshtëror të aktrimit, muzikës tradicionale dhe skenografisë simbolike, publiku përjetoi një mënyrë të re e të ndjerë për të njohur kryeveprën e poetit kombëtar.