Pesë marsi i këtij viti shënon 24 vjetorin e fillimit të luftimeve tre ditore të Familjes Jashari me forcat serbe, e fillimin e Epopesë së UÇK-së. Në shënjim të kësaj dite u bë edhe rreshtimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës e u kujtua komandanti legjendar “Adem Jashari”, në kazermën e kësaj force që mbanë emrin e tij.