Tirana e së ardhmes do të ketë një transport publik model, i cili do të disiplinojë si trafikun, ashtu edhe këtë shërbim të rëndësishëm për qytetarët, që lëvizin brenda kryeqytetit dhe nëpërmjet linjave interurbane dhe hekurudhore. Dy kanë qenë risitë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nënvizuar si investime drejt asaj që ai e quajti Kryeqytet Europian i Transportit: Digjitalizimi i shërbimit aktual, si dhe hapja e dy megaterminaleve për autobusët, që bashkë me linjën hekurudhore do t’i japin frymë lëvizshmërisë në Tiranë.