Kërkesa globale për naftë, gaz natyror dhe qymyrguri, si edhe ndotja e karbonit që ato gjenerojnë – pritet të mbërrijë pikun nga fundi i kësaj dekade sipas një raporti të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Nxitja e ndryshimit do të vijë nga rritja e ndjeshme e burimeve të pastra të energjisë, pohoi organizmi me bazë në Paris në raportin e tij vjetor World Energy Outlook.