Top Channel/ “Ëndrra ime të jem kryeministër”, i riu nga Maminasi kryetar komisioni
14/05/2023 18:50

Një i ri nga Maminasi është kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e tij në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Student i vitit të katërt për matematikë në Gjermani, Joan Metaliu në zgjedhjet e 14 majit është kryetar i komisionit të njërës prej qendrave të votimit në bashkinë e Shijakut. “Kam ardhur para dy ditësh për të kryer detyrën e kryetarit të QV 1340, Vlashaj. Edhe në zgjedhjet e fundit në prill 2021 kam bërë të njëjtën detyrë. Është diçka që e bëj me pasion prej vitesh dhe doja të jepja kontributin tim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Joan Metaliu. Ka shfrytëzuar fundjavën dhe pasionin e tij që të vijojë traditën e familjes ndër breza, ndërsa është krenar që i përket një zone që ka dëshmuar gjithnjë qytetari në votime. “Dihet që Shqipëria është një vend që ka pasur gjithnjë problematika me zgjedhjet edhe pse ne si zonë, Maminasi, ka qenë shembull dhe në vitet më të errëta të zgjedhjeve në vend. Të jap kontributin tim për të vazhduar linjën e gjakut. Një anëtar i familjes sime ka qenë gjithnjë ose sekretar, ose…” Nuk ka ende një plan se çfarë do të bëjë pas përfundimit të studimeve në Gjermani, por politika e tërheq dhe ëndrra e tij në sirtar është që një ditë të bëhet kryeministër. “Ëndrra ime gjithnjë ka qenë të jem kryeministër, po këto gjëra bëhen shkallë-shkallë. Fillohet nga poshtë, por ia lejmë së ardhmes”, shtoi ai.

Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00