Endrit Shabani është zgjedhur Avokat i Popullit me 85 vota nga socialistët dhe 3 kundër. Ai u votua mes 6 kandidatëve, ndërsa opozita braktisur sallën pak para se të niste votimi. Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, por kjo u refuzua nga mazhoranca. Shabani mori edhe votën e kryeministrit Edi Rama, i cili u paraqit në seancë pak para votimit dhe qëndroi aty vetëm për pak minuta.