Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas përplasjes së sotme të protestuesve me forcat policore para Kuvendit. Gjithçka nisi në orët e mesditës, kur disa protestues tentuan të bllokonin hyrjen e deputetëve dhe filluan t’i qëllonin ata me vezë, sëi dhe të hidhnin plera mbi makinat e tyre. Në atë moment ndërhynë forcat policore, të cilët tentuan t’i largonin. Efektivët e policisë shoqëruan disa protestues, mes tyre edhe Dritan Gpxhaj.