Deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca plenare do të shtyhet për nesër. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, mëson se shkak për shtyrjen e seancës është se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Ndërkohë, burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në kabinetin qeveritar janë në proces verifikimi para se të marin firmën e Kreut të Shtetit.