Top Channel/ Ende në hetim trazirat e Capitol Hill, mister kush i vuri bombat në selitë e dy partive
05/01/2024 22:06

Kur kanë kaluat tre vite nga sulmi i 6 janarit në Capitol Hill nga mbështetës të ish presidentit Donald Trump që humbi zgjedhjet janë ngritur akuza ndaj 1230 personave duke nisur për vepra të lehta si hyrje e paautorizuar, deri në sulme ndaj policisë dhe komplot për rebelim. Rreth 750 pjesëmarrës janë dënuar ndërsa në kërkim mbeten dhjetëra të tjerë. Enigmë e këtij hetimi si֛ thonë autoritetet mbetet se kush i vuri dy bomba në selinë e Partisë Republikane dhe asaj Demokratike, madje për këtë policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 500 mijë dollarë për këdo që jep informacione. Në duart e saj FBI-ja ka vetëm një video të një personi me bluzë gri me kapuç, me maskë në fytyrë dhe me doreza që duket se vendos një prej pajisjeve eksplozive nën një stol përpara godinës së komitetit demokrat. Ai shfaqet gjithashtu në një tjetër video duke ecur në një rrugicë pranë komitetit republikan përpara se të vendoste bomba edhe atje. Policia arriti t’i çaktivizonte në kohë bombat, por autori nuk është mundur të identifikohet ende edhe pas 3 vitesh. Ndërkohë që seancat për të akuzuarit vazhdojnë në Gjykatën e Ëashingtonit, një tjetër çështje që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë ka marrë vëmendje publike. Një prej pjesëmarrësve në trazira i akuzuar për pengim të procedurave zyrtare që parashikon kodi penal dhe i referohet përpjekjeve për të ndërprerë certifikimin nga kongresi të fitores së zgjedhjeve nga zoti Biden ka kërkuar rrëzimin e kësaj akuze. Po kjo akuzë ka marrë vëmendje për shkak se një akuzë e tillë është ngritur edhe ndaj zotit Trump i cili përballet edhe më akuza më të rënda, nga përpjekja për të nxitur rebelim deri tek përpjekja për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Madje në dy shtete si Mein dhe Colorado u vendos t’u hiqej emri nga listat, por pas apelimit nga avokatët e tij emri është futur sërish në lista në pritje të vendimit të Apelit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04