Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizuan një takim raportues në lidhje me punën për krijimin e Enciklopedisë Shqiptare, projekti i tretë madhor, pas fjalorit dhe historisë së Shqipërisë. Tashmë është arritur njësimi i Enciklopedisë Shqiptare me kriteret e miratuara nga redaksia qëndrore. Tashmë është përmbyllur puna me fjalësin e integruar. Kjo enciklopedi do të përqëndrohet në hapësirën mbarëshqiptare, duke paraqitur të vërtetën tonë në mënyrë shkencore. Por edhe duke u përballur me enciklopedinë e Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut