Top Channel/Emrat një për një:Shkupi publikon për herë të parë të dhënat e atyre që luftuan me ISIS!
04/10/2022 23:11

Për të parën herë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar në Fletoren Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Në dispozicion të strukturave të policisë nuk janë që të gjithë këta persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet. Pjesë e të dhënave janë edhe adresat e tyre të banimit dhe vepra për të cilën akuzohen. Në bazë të vendimit të ekzekutivit, këtyre individëve u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës, u ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt, si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi. Të 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarakee gjatë viteve 2014-2015. Një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrej në luftën në Siri, të tjerë kanë inkurajuar palë të treta që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në këtë vend. Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një mjet efikas për të mos lejuar transferimin e parave nga burime të dyshimta. Por organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, insistojnë se në informacione të tilla duhet të kishin akses vetëm institucionet, dhe jo i gjithë opinion publik pasi mund të vihet në rrezik jeta e të afërmeve të këtyre individëve. “Cfarë ndodh nëse dikush tenton një sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke qenë se qeveria tani i ka bërë të ditura adresat se ku banojnë”, pyet Samet Shabani nga organizata joqeveritare Horizont. Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale, për të cilën parashikohet nje dënim me te pakten pesë vjet burg. Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare në luftërat e huaja janë përfshirë 156 persona. Shifrat zyrtare tregojnë se 83 vetë janë kthyer në vend, e 30 prej tyre ekanë marrë tashmë dënimin.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57