Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi. Mungesa e krahut të punës ka qenë një ndër problemet më të mëdha me të cilat është përballur turizmi këtë vit dhe në Vlorë. Kreu i operatorëve turistikë të jugut Vasil Bedini thotë se po plotësohen formularët për të punësuar punëtorët nga azia për sezonin e ardhshëm turistik.