Papunësia apo ekonomia familjare janë disa prej shkaqeve kryesore që i detyrojnë të rinjtë kuksianë të largohen në vende të ndryshme të Europës, të cilët qëndrojnë nga 3 deri në 6 muaj. Edisoni dhe Visari janë dy të rinj që janë larguar për një kohë të caktuar, njëri me studime e ndërsa tjetri për të punuar. Sot janë të rikthyer në qytetin e tyre, por nuk e përjashtojnë faktin që ndoshta pas disa kohësh apo vitesh mund të largohen përsëri.