Blenard Azizaj ka një eksperiencë të gjatë në kërcim dhe koreografi me disa bashkëpunime me kompani të ndryshme nëpër Evropë si Sasha Ëaltz & Guests në Berlin, Akram Khan Company në Londër apo dhe Cie Linga në Lozanë. Karriera e tij e ka çuar atë në mbarë globin, duke bërë turne dhe interpretime në festivale ndërkombëtare të kërcimit.Ndërsa sot në mbrëmje do ti sjellë publikut shqiptar baletin “Emigrimi i madh” në Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor.