Biblioteka publike e qytetit të Elbasanit është një vepër bamirëse e dhuruar nga Nazif Baholli, në emër të djalit të tij, Qemal Baholli, emrin e të cilit mban institucioni i librit që hapi dyert në vitin 1935. Tradita siç nisi edhe vijoi. Biblioteka e Elbasanit sot numëron 200.000 vëllime librash dhe periodikësh shumica prej të cilëve të dhuruara.