Paratë që sjellin emigrantët në Shqipëri kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Në 6-mujorin e parë të vitit, remitancat arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.