Emigrantët shqiptarë të cilët për vite me radhë kanë shpenzuar para për të blerë shtëpi në vendin e tyre, prej gati dy vitesh kanë nisur t’i shesin ato. Pas pandemisë shumica e tyre kërkojnë t’i shesin pronat një trend që vihet re edhe në tregun imobiliar të Korçës. Qyteti me profil turistik konsiderohet i favorshëm sa i takon çmimit të blerjes për metër katror dhe kërkesat nuk mungojnë ndërsa ajo që e favorizon edhe më tepër është interesi për apartamente me qira.