Top Channel/ Emigrantët publikojnë votën/ Shqiptarët në Angli e nxjerrin në ‘Tik Tok’
19/04/2025 20:14

Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit. Top Channel ka siguruar disa video publikuar në TikTok nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Për këtë veprim ata rrezikojnë deri në 3 vite burg. Neni 327, i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet. Në shumicën e videove është publikuar vetëm zgjedhja e subjektit politik dhe kandidatit. Por një shqiptarë siç shihet në këtë video ka guxuar të dalë me fytyrë duke filmuar të gjithë procesin e plotësimit të fletëvotimit. Një ditë më parë për fenomenin e videove ku emigrantët publikojnë zgjedhjen e tyre në fletën e votimit kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi: “Ata janë duke kryer një vepër penale në gjykimin tim, por është atribut i institucioneve të tjera për ta vlerësuar nëse veprimet e tyre përbëjnë apo jo vetëm penale. Në gjykimin dhe vlerësimin tim janë duke kryer një vepër penale. Tej interesit të partive politike, entuziazmit që kanë për të treguar se për kë votojnë është e dënueshme nga Kodi Penal deklarimi i votës”.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45