Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Autoritetet doganore, flasin për një fluks kryesisht në hyrje, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre.