Llogaritet se një në katër banorë gjermanë sot ka origjinë të huaj. Por më pak se 8% e deputetëve në Bundestag kanë prejardhje jo-gjermane. Si qëndron puna me politikën në Gjermani, pyet opinionistja Maissun Melhem? A është vërtet ajo me aq larmi dhe multikulturore si rrugët e Berlinit? Dhe a është e mundur si në SHBA ngjitja e një refugjati të ardhur në postin e ministrit? Parimisht po, edhe pse njëherë është bërë realitet.