Cështja e emigrantëve të nisur e kthyer mbrapsht mes Italisë dhe Shqipërisë, ka tërhequr vëmendjen e njeriut më të pasur të botës, njëherazi financues kryesor i fushatës së Donald Trumpit për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë.. Elon Musk përdori platformën e tij X për të ndërhyrë me një mesazh të qartë ne përplasjen mes qeverisë Meloni dhe gjykatave në Itali, te cilat po frenojnë zbatimin e marrëveshjes së saj për të akomoduar në Shqipëri emigrante të paligjshëm, në pritje të përpunimit të kërkesave të tyre për azil