Top Channel/ Emigrantët, anglezët “i bien hilesë”: Kush kthehet për Krishtindje, t`i “fshihet” azili!
23/12/2023 17:27

Në Britaninë e Madhe po shtohen thirrjet që emigrantëve të paligjshëm, të cilët kthehen në shtëpi për Krishtlindje, t`ju fshihet menjëherë dhe përgjithmon kërkesa për azil. “Nuk duam të dëgjojmë më për varka të vogla të mbushura me refugjatë që i largohen persekutimit. Jo kur një pjesë e tyre kthehen sërish në vendet e veta të origjinës për Kërshendella”, shkruan The Sun. “Vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, paraqesin kërkesat e tyre të rreme për azil në Anglinë e butë, pastaj kthehen në shtëpi tek familja e hapin bashkë dhuratat. Shumë njerëz që kanë kërkuar azil po kthehen në vendin e tyre për pushime," pohon shefi i Forcave Kufitare, Phil Douglas. “Kjo është një shaka e turpshme dhe dëshmi kyce e faktit që sistemi ynë ka dështuar. Shumica e klandestinëve nuk i largohen asnjë rreziku, janë thjesht emigrantë ekonomike që nuk duan të presin në radhë si të tjerët”, vazhdon artikulli. Emigracioni është kthyer në një nga cështjet dominuese të skenës politike në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Rishi Sunak, që synon të dërgojë në Ruandë emigrantët që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në vend, propozoi një projektligj të ri pasi Gjyakata e Lartë e vendit e shpalli të paligjshme këtë politikë. Ai shpreson deri në fund që t`ia dalë të përmbushë zotimine vet të hershëm për të frenuar prurjet e njerëzve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla. Rimarrja nën kontroll e kufijve të vendit dhe frenimi i lëvizjes së lirë të njerëzve ishte një nga faktorë kryesorë që sollën referendumin në vitin 2016 për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Pamjet: AFP

Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44