Kriza e emigrantëve në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë po përshkallëzohet. Dhjetëra emigrantë janë arrestuar teksa kaluan kufirin ilegalisht për të hyrë në Poloni. Autoritetet polake paralajmërojnë se një thyerje tjetër më e madhe e kordonit kufitar pritet të ndodhë duke akuzuar Bjellorusinë se po hap thashetheme të rreme në kufi.