Cështja e emigracionit të palkigjshëm qëndron lart këto ditë në axhendën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili zbarkoi së fundi në Mexico City për një takim rajonal të nivelit të lartë që do të përfshijë homologun e tij meksikan Andrés Manuel Lopez Obrador dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Biden kishte vizituar më parë qytetin El Paso të Teksasit, për të parë nga afër fluksin e mijëra emigrantëve pa dokumente që kalojnë kufirin me vendin fqinj. Kjo ishte vizita e parë e tij në kufirin jugperëndimor që nga marrja e detyrës. Pamjet: AFP