Kemi ardhur në Kurqelaj të Klosit, një fshat i thellë verior, ku mungojnë mundësitë e punësimit edhe të arsimimit, vend nga i cili donte të shpëtonte Alfred Visha, kur u largua drejt Gjermanisë, por ku për fat të keq humbi jetën duke punuar në të zezë në një kantier ndërtimi.