Elon Musk është gjendur përballë akuzave se projekti i tij satelitor për shërbime të internetit, Starlink, po zë shumë vend në hapësirë. Por pronari i kompanisë, SpaceX, i hedh poshtë të tilla pretendime me një arsyetim të thejshtë sipas tij: atje lart ka vend për të gjithë. “Dhjetëra miliarda” satelitë mund të vendosen në orbita pranë Tokës, i tha ai të përditshmes Financial Times.