Top Channel/ Elon Musk krahason Kosovën me Donbasin, reagime të ashpra në Prishtinë!
04/10/2022 18:34

Përmes një ankete të hapur në rrjetin social, Tëitter, Elon Musk ka kërkuar mendimin e ndjekësve rreth propozimit të tij për mënyrën si duhet të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë. Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë–propozon zgjedhje të vëzhguara nga OKB-ja në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska pak ditë më parë, pas referendumeve që Perëndimi i konsideron “një farsë”. Sipas miliarderit, Rusia mund të largohet më pas nga këto territore, nëse ekziston vullneti i popullit. Në planin e tij, ai parashikonte që Gadishulli ukrainas i Krimesë – të cilin Rusia e ka aneksuar ne 2014 – të jetë zyrtarisht pjesë e saj “siç ka qenë prej vitit 1783, deri tek gabimi i ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, thotë ai. Po kështu, propozon që të sigurohen furnizimet me ujë në Krime dhe që Ukraina të mbetet neutrale, ndersa i pyet ndjekësit nëse janë pro apo kundër planit që ka hartuar. Ndaj kësaj lëvizjeje të pronarit te Teslas, reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili e pyeti Muskun nëse po tenton të legjitimojë pseudorefendumet që ndodhën në kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime. Por Musk i përgjigjet se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar një qasje “ndoshta të ngjashme me Kosovën”. Ndaj kësaj, kanë reaguar një sërë personalitetesh në Prishtinë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i sugjeron të lexojë më parë disa libra nëse dëshiron të kuptojë më mirë Kosovën dhe Ukrainën. “Serbia ka kryer genocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. ““Lexo para se të postosh në Twitter!”, i thotë dhe deputeti Behgjet Pacolli. Edhe më e ashpër është treguar në komentet e saj nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila shkruan: “E ke me të vërtetë? Duhet të jesh i dehur”!, në reagimin e indinjuar të saj pas krahasimit që Musk i bëri Kosovës me Donbasin e Krimenë. Ndaj Muskut reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili u kundërpërgjigj me një anketë, pyetja e së cilës ishte: “Cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën, apo atë që mbështet Rusinë?” Pamjet: AFP

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31