Top Channel/ Elon Musk: Inteligjenca Artificiale kërcënim për njerëzimin, ta drejtojmë atë!
01/11/2023 18:57

Në samitin e parë në botë për sigurinë e inteligjencës artificiale, vende si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord për "nevojën urgjente për të kuptuar dhe menaxhuar kolektivisht rreziqet e mundshme përmes një përpjekjeje të re të përbashkët globale për të siguruar që Inteligjenca Artificiale të zhvillohet dhe vendoset në një mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme për të mirën e komunitetit global". Deklarata u nënshkrua nga 28 vende dhe Bashkimi Evropian. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak e quajti deklaratën një "arritje historike" ndërsa Mbreti Charles III, në një video mesazh drejtuar samitit, kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar "rreziqet " e zhvillimit të pakontrolluar të Inteligjencës Artificiale. Miliarderi i SpaceX, X dhe CEO i Teslës, Elon Musk deklaroi se inteligjenca Artificiale (AI) është një nga "kërcënimet më të mëdha" të njerëzimit dhe nevojitet konsensus se si të zhvillohet një kornizë për ta rregulluar atë. "Këtu jemi, për herë të parë, me të vërtetë në historinë njerëzore, me diçka që do të jetë shumë më inteligjente se ne. Kështu që nuk është e qartë për mua se ne mund ta kontrollojmë një gjë të tillë. Mendoj se ne mund të aspirojmë ta drejtojmë atë në një drejtim që është i dobishëm për njerëzimin”, tha Musk në samitin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar. Ministrja e teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Michelle Donelan i tha AFP-së se deklarata "tregon vërtet për herë të parë se bota mblidhet për të identifikuar këtë problem dhe për të vlerësuar e zbutur rreziqet e teknologjisë me zhvillim të shpejtë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21