Top Channel/ Elon Musk “fiton” 158 miliardë/ Paga rekord por pa asnjë dollar në xhep
03/05/2026 10:56

Elon Musk rezulton me një kompensim rekord prej 158 miliardë dollarësh për vitin 2025 nga Tesla, por në realitet nuk do të marrë asnjë prej tyre, të paktën për momentin. Sipas dokumenteve zyrtare të dorëzuara në autoritetet amerikane, kjo shumë përfaqëson një vlerësim teorik të pagesës që Musk mund të përfitojë nëse arrin një sërë objektivash tepër ambicioze të vendosura nga aksionarët e kompanisë. Paketa gjigante e shpërblimit lidhet me performancën afatgjatë të Teslës dhe bëhet e pagueshme vetëm nëse kompania arrin nivele të jashtëzakonshme rritjeje, përfshirë rritjen e vlerës së tregut deri në 8.5 trilion dollarë. Analistët theksojnë se këto objektiva janë ende larg realizimit, çka do të thotë se shuma prej 158 miliardë dollarësh mbetet aktualisht vetëm në letër. “Musk nuk do t’i fusë në xhep këto para. Është një premtim që lidhet me arritjen e rezultateve shumë të larta”, vlerësojnë ekspertët financiarë. Mes kushteve kryesore që duhet të përmbushë janë rritja e prodhimit në 20 milionë automjete në vit, zhvillimi i një flote prej një milion robotaxi autonomë dhe sigurimi i miliona abonimeve për sistemin e drejtimit automatik. Nëse këto objektiva realizohen, Musk mund të përfitojë aksione shtesë të Teslës me vlerë që mund të arrijë deri në 1 trilion dollarë, një shifër pa precedent në historinë e biznesit. Megjithatë, për momentin, marrëveshja shihet më shumë si një strategji për të motivuar dhe mbajtur të fokusuar miliarderin tek Tesla, ndërsa kompania përballet me konkurrencë në rritje në tregun global të automjeteve elektrike. Aktualisht, Musk mbetet personi më i pasur në botë, por kjo paketë rekord tregon se pjesa më e madhe e pasurisë së tij varet nga performanca e ardhshme e kompanisë që drejton.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54