Policia e Kurbinit ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit me armë zjarri, mbrëmjen e të hënës, në fshatin Zhejë, ku u ekzekutua 67-vjeçari Dodë Mamli. Në pranga ka rënë 53-vjeçari Dashnor Tota, banues në fshatin Zhejë të Kurbinit, i cili dyshohet se qëlloi disa herë me armë në drejtim të 67-vjeçarit Mamli, duke e lënë të vdekur në vend.