Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth orës 21:00 në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi Frrok Lleshaj, 65 vjeç. Nga informacionet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani, Lleshaj ka qenë i dënuar me parë me burgim për vrasjen e kushëririt për veprën penale “Vrasje me dashje”.