Turqia dhe Rusia kanë reaguar menjëherë pas vrasjes së liderit të lartë politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra së bashku me truprojën e tij në rezidencën e tij në Teheran. Sulmi ndodhi pasi Haniyeh mori pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud. Të dyja këto vende e quajnë vrasjen e liderit si të papranueshme dhe si të neveritshme.