Kjo fushatë ishte e pazakontë për Elbasanin. Përplasjet mes simpatizantëve nisën ditën e Verës dhe fushata përfundoi mes plumbave me 1 të vrarë dhe katër të plagosur 4 ditë para zgjedhjeve. Lulzim Basha mesazhin e fundit para se të niste heshtja zgjedhore e zgjodhi të japë edhe në këtë qark, por pa thënë asnjë fjalë për ngjarjen që tronditi këtë qytet në prag të zgjedhjeve.