Është karakterizuar me debate mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ku u diskutua për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Sipas Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime në Rajoni Elbasan kostoja e prodhimit dhe e shpërndarjes është shumë më e lartë se çmimi dhe e papërballueshme. Sipas këshilltarëve të djathtë, të cilët kanë braktisur mbledhjen, ky vendim rëndon në kurriz të qytetarëve.