13 aksidente rrugore me pasoja fatale për jetën kanë ndodhur në qarkun e Elbasanit në periudhën Janar-Korrik 2026. Nisur nga statistikat e rënda, por edhe nisjen e sezonit turistik Policia Rrugore ka shtuar masat për rritjen e sigurisë ndërkohë që vazhdon të bëjë apel për kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve. Me hyrjen në fuqi edhe të Kodit të Ri Rrugor të ashpra do të jenë masat ndaj shkelësve të përsëritur të rregullave të Qarkullimit Rrugor.