Një vrasje me armë zjarri tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të diele. Gëzim Sinemati, 22-vjeç u ekzekutua brenda banesës në katin e tretë në lagjen “Hajro Çakërri”. Ai dyshohet se u qëllua me snaiper nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e goditjes, 22-vjeçarri, ndërroi jetë në vend. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje.