Top Channel/ Ekzekutim mafioz i shqiptarit në Itali, gjendet në qese të zezë dhe i lidhur
09/09/2026 19:53

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Pas ekzekutimit, autorët e kanë futur në një makinë pa targa dhe e kanë hedhur në lumë, në tentativë për të zhdukur gjurmët. Mediet fqinje raportojnë se viktimë është shtetasi shqiptar Ferdinant Hoti, banues në Mirano, në provincën e Venecias. Trupi i pajetë i 35-vjeçarit shqiptar u gjet nga autoritetet italiane i futur në një qese të zezë, me duart e lidhura. Hetuesit italianë po përpiqen të rindërtojnë lëvizjet dhe takimet e fundit të shqiptarit, për të zbuluar autorët dhe motivin e ekzekutimit, që dyshohet se lidhen me larje hesapesh për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se Ferdinant Hoti është identifikuar nga hetuesit përmes shenjave të gishtërinjve. Sipas rezultateve të autopsisë, shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Gjithashtu, hetuesit e vendit fqinj po hetojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi dyshohet i lidhur me një ngjarje të ndodhur natën e 30 qershorit dhe 1 korrikut, kur një shtetas shqiptar u qëllua me armë në shpatull, teksa po kthehej në shtëpi me partneren e tij. Karabinierët po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë, përfshirë ato të një punishteje zdrukthëtarie aty pranë. Kontrollet po vijojnë edhe në lumë. Gjithashtu, karabinierët po kërkojnë targat e hequra të makinës, armën e mundshme të krimit dhe çdo send tjetër që autorët mund të kenë hedhur në ujë.

Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13
Top News – Veliaj letër për GJKKO. Kërkon hetim të pavarur për transferimin në Fier
03/11 12:11
Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02