Gjasat që partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe konservatorët e ÖPV të formojnë koalicionin e ri qeverisës kanë nxjerrë me dhjetëra mijëra vetë në protesta në Austri. Në një sërë qytetesh të vendit, njerëzit vërshuan nëpër rrugë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas.