SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati. Duke iu referuar burimeve të sigurta, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton më tej se dorëzimi i Hoxhës vjen në kohën kur për të shumë kërkuarin e drejtësisë po kryejnë hetime edhe britanikët që i kanë revokuar pasaportën britanike, të cilën ja kishin lëshuar rreth viteve 2000, me identitetin Hysen Gashi, një identitet me të cilin hyri më vonë në Amerikë.